ΕΛ EN AL

Janina

Qyteti i legjendave dhe i traditave, Janina, përbën një zonë ku çdo vizitor, edhe nëse ka ardhur shumë herë, ndjen të fortë nevojën për ta eksploruar.

Me histori të pasur duke filluar nga Epoka Paleolitike (para 38.000 vitesh), Janina u bë pjesa më të rëndësishme e Mbretërisë së Pirros, ndërsa sipas dëshmive historike qyteti, siç e njohim sot, u themelua në shekullin e 6-të nga perandori bizantin Justinian. Janina u bë qëndër ekonomike e rëndësishme gjatë periudhës osmane dhe sidomos gjatë sundimit të Ali Pashës. Gjitashtu, është një nga qytetet e pakta të Greqisë me një numër të tillë monumentesh osmane, që tregon multikulturalismin që e përshkon.

Janina ishte territor multikulturor, ku dominonte ai i krishterë, islamdhe elemente hebre. Kjo bashkëjetesë ka lënë  kujtime të forta dhe shenja në qëndrën historike të qytetit. Stoa Lluliështë një nga pikat në të cilën të tre komunitetet bashkëpunuan dhe përparuan. Stoa Lluli fillimisht funksionoi si han, për tu shndëruar më pas në qëndër tregëtare me rëndësi të madhe për gjithë Epirin. Rrugicat brënda në qytet, pamjet e shumta dhe muzetë, japin ndjesinë e një tjetër periudhe, të mbushur me sekrete dhe legjenda. Ndërtesa të mrekullueshme, si Shtëpia e Husein Matei, Xhamia Osmane e Veli Pashës dhe gjithë qëndra historike e Janinës përbëjnë atraksione unike.

Tani në shekullin e 21të Janina ka potencialin dhe kushtet për tu bërë përsëri një qëndër e rëndësishme ekonomike e Evropës Juglindore. Aeroporti i Janinës, i cili nga 2017 do të presë fluturimet e para ndërkombëtare si dhe ai i Aktios, janë tashmë ndërkombëtare, autostrata Egnatia dhe Ionia, së bashku me portin e Igumenicës, në zhvillim të vazhdueshëm, pritet t’i japin zonës një rritje akoma më të madhe ekonomike, turistike dhe kulturore.

Ekskursione

Epiri është mbi të gjitha parajsa për adhuruesit e natyrës. Duke u nisur nga Janina për njëzet minuta ju jeni në Mecovo, për pesëdhjetë minuta në Zagorohoria apo Xhumerka ose në Timfi për alpinizën në malin Gamila.

Eksperienca unike rafting & canyoning në lumin Arahtho dhe Kalaritiko do tju mbeten të paharrueshme, po ashtu dhe rrugëtimi mbresëlënës në kanionin Vikos.

Për ata që dashurojnë elementin ujor, mund të notojnë në Ovires Rogovo ose të lahen në pishinat natyrore që ndodhen midis Mikro dhe Megalo Papingo.

Gjithashtu mund të vizitoni manastirin e profetit Elia në Zica dhe fshatin Lithino me Theogjefiron, një urë natyrore mbi ujrat e lumit Kalama, si dhe Dhodhonin vëndin të rëndësishëm arkeologjik, mbrojtur nga UNESCO, si dhe fshatrat interesante që gjenden përreth.

Ekskursione me vlerë janë ato drejt Konicës dhe Mastorohoria, Pogonin dhe Burazanin, monastirin Molivdhoskepasti, Kacanohoriate afërta por edhe Xhumerkame shpellën madhështore “Anemotripa”.

Aktivitete

Gostia gastronomike e Janinës është për kërkesa të larta. Malet e Epirit ofrojnë një gamë të gjërë bimësh & erëzash, që plotësojnë shijen e lëndëve të para të përzgjedhura. Peshqit e liqenit, si ngjala dhe trofta, së bashku me këmbët e bretkosave, përbëjnë shënjën dalluese të kuzhinës së Janinës.

Ëmbëlsirat tradicionale të Janinës të famshme në gjithë Greqinë, si sker burek, që do të thotë byrek i sheqerosur, bakllavaja e shkëlqyer dhe ëmbëlsirat e tjera të tapsisë janë vetëm disa nga shijet që nuk do ti harroni.

Një produkt krejtësisht origjinal, që nuk mund ta gjeni askund tjetër përveç Janinës, janë likeret pa alkool. Bëhet fjalë për likere krejtësisht të veçanta, që bëhen duke përzier acid biologjik me nektar, erëza dhe aroma frutash. Shijohen me akull të grincuar.

kafenetë tradicionale të qytetit mund të shijoni të veçantat  «sherbetia», verëra të ëmbla me aroma frutash dhe lulesh.

Awards

Best Lifestyle City Hotel

Të dashur miq,

Në çmimet Greek Hospitality Awards 2019, SAZ City Life fitoi medaljen e flori në kategorinë Best Greek Lifestyle City Hotel!

Ju falenderojmë të gjithëve për mbështetjen tuaj!

Best Hotel Lighting

Në çmimet Hotel Design Awards 2017, SAZ City Life fitoi medaljen në kategorinë Best Hotel Lighting!