ΕΛ EN AL

Hoteli

SAZ City Life Hotel ofron një eksperiencë të integruar Hoteling për të gjithë ata që e zgjedhin për qëndrimin e tyre,  takimet, ngrënien, pijen apo kafen e tyre.

Hoteli

SAZ City Life Hotel është pjesë e kompanisë Gruppo Mossialos S.A., një kompani me përvojë 37vjeçare në tregtimin e veshjeve dhe aksesorëve të krijuara nga designers të famshëm, sinonim i luksit, me filozofi të veçantë dhe identitet unik.

SAZ City Life Hotel është projektuar dhe ndërtuar duke fokusuar në cilësinë e lartë dhe me insistim në detaje dhe elemente kompatibel me estetikën, filozofinë dhe konceptin personal për mikpritjen, të pronarit Leonidha Mossialos.

Supermodern dhe ndërtuar në përputhje me të gjitha kërkesat e një hoteli bashkëkohor me një përqasje të veçantë, ndërtesa 10 katëshe, me një sipërfaqe prej 3.000 metra katrorë ndodhet në sheshin qëndror të Janinës.

Ju presin 23 dhoma, me pamje qytetin e Janinës, por edhe liqenin e mahnitshëm Pamvotidha, të dekoruara me merak, krijimtari dhe fantazi. Për më tepër, ofrohet akses për persona me aftësi të kufizuara, por edhe dhomë pet friendly.

Hoteli disponon Meeting & Show Room për takimet tuaja të biznesit si dhe Qëndër Konferencash me të gjitha pajisjet moderne audiovizuale për konferenca, seminare dhe trajnime.

Mund të relaksoheni dhe të shijoni ngrënien, kafen dhe pijen tuaj tek ZAMOS cafe – bar – resto, i cili është dekoruar me skicime origjinale nga krijuesit më të mëdhenj të modës në botë!

Awards

Best Lifestyle City Hotel

Të dashur miq,

Në çmimet Greek Hospitality Awards 2018, SAZ City Life fitoi medaljen e flori në kategorinë Best Greek Design Hotel!

Ju falenderojmë të gjithëve për mbështetjen tuaj!

Best Hotel Lighting

Στα Hotel Design Awards 2017, το SAZ City Life βραβεύτηκε στην κατηγορία Best Hotel Lighting!